OSMANI: BDI është përfaqësues i shqiptarëve edhe në mandatin e ardhshëm

Anëtari i kryesisë së BDI-së Bujar Osmani, ka thënë se qytetarët duhet të vendosin me vullnetin e vet më 11 dhjetor, ndërsa disa inciativa të vogla nuk do ta kalojnë pragun.

“Ne mendojmë se ideja e formimit të partive të reja është ide e përçarjes së votës. Ne prej 5 ditëve duke e ditur se BDI do fitojë bindshëm, kemi ndërperë fushatën partiake për të bërë fushatë kombëtare për më shumë mandate shqiptare. BDI është përfaqësues i shqiptarëve edhe në mandatin e ardhshëm.

Nuk do ketë nevojë për koalicione paszgjedhore, sepse jemi përfaqësues i shumicës së shqiptarëve. Për pikat strategjike kombëtare, ne do dalim pas këtyre zgjedhjeve një komb një qëndrim. Lëvizjes ‘Besa’ nuk ia dimë adresën, BDI do përfaqësojë shqiptarët, ndërsa PDSH opozitë në Parlament”, ka thënë Osmani në emisonin “Click plus” në TV21,