Osmani kandidat për ministër të diasporës në qeverinë e Zaevit

 

 

Nëse në qeverinë e re themelohet ministri për diasporë, kandidati më serioz për të udhëhequr këtë resor është aktivisti Hadi Osmani, njoftojnë burime partiake.

Osmani nuk ka dashur të komentojë këto informacione, por burimet tona thonë se gjasat e tij që të bëhet ministër janë mjaft të mëdha, sepse është njeri i afërt me udhëheqësinë e LSDM-së. Në rast se nuk formohet ministri e diasporës, Osmani mund të marë post tjetër të rëndësishëm./aktuale