Osmani: Prioritet i Maqedonisë është integrimi në BE dhe NATO

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, në emisionin “Otvoreno” në TV24 ka folur për krizë në vend dhe për prioritet e ardhshme të Maqedonisë.

Osmani thotë se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE për Maqedoninë do të mundësojë ekzistencë për shtetin, për të cilën thotë Osmani, është me interes edhe për maqedonasit edhe për kombësitë tjera brenda në vend.

Gjithashtu, i ftuar në këtë emision ka qenë edhe Ljubço Georgievski i cili ka thënë se prioritet ka qenë për Maqedoninë integrimi në BE dhe në NATO por kjo nuk do të realizohet as brenda 4 viteve.