Osmani: Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e Maqedonisë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Nova, ka thënë se qytetarët shqiptarë në Maqedoni asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit, për shkak se himni i Maqedonisë, sipas tij ky himn flet vetëm për një bashkësi etnike

“A e dini se shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit? Në asnjë manifestim nuk e kanë përdorur këtë himn, sepse flet vetëm për një bashkësi etnike. Absolutisht në këtë himn nuk përmenden bashkësitë tjera etnike” tha Bujar Osmani.

Osmani gjithashtu deklaroi se duhet të hapen debatet për gjuhën dhe flamurin, për shkak se sipas tij, sa më shumë që akumulohen bëhen aq më të rënda.