Osmani: Të premtën bisedohet për një platformë bashkëqeverisje (VIDEO)

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas përfundimit të takimit të kryesisë i cili zgjati më shumë se 7 orë u shpreh se sonte është biseduar vetëm për gjuhën dhe bisedimet do të vazhdojnë ditën e premte ku edhe do të finalizohen edhe pikat tjera, raporton TetovaSot.

“Kryesia e BDI-së shteri të gjitha argumentet, sa i takon ligjit të gjuhës shqipe, në fund unanimisht dha pëlqimin për tekstin e këtij ligji, ku e përmbyllim këtë pjesë të debatit dhe prej ditës së premte do të fillojmë me pjesët tjera të harmonizimit të mundshëm të një platforme për bashkëqeverisje” u shpreh Osamani.

Ndryshe siç mësoi portali TetovaSot nga burime kofidenciale brenda takimit Ahmeti-Zaev i cili u zhvillua mbrëmë, lideri i BDI-së Ahmeti e gjunjëzoi Zoran Zaevin e LSMD-së ku bankënota do të jetë edhe në gjuhën shqipe.