Pa duar merr patentë shoferin, u mësua të vozisë me këmbë (Video)

Vikram Agnihotri nga Indore e Indisë, e ka marrë patentën e shoferit megjithëse nuk ka duar, pasi është mësuar të kontrollojë timonin me njërën këmbë, teksa me tjetrën pedalet e gazit.

Instruktorët e kanë shikuar me vëmendje 45-vjeçarin, teksa e ka ndezur veturën dhe derisa e ka përfunduar vozitjen, para se t’i japin licencën, transmeton Telegrafi.

Burri që i kishte humbur duart gjatë një aksidenti sa ishte shtatëvjeçar, gjithmonë e kishte pasur ëndërr të vozisë, por mungesa e gjymtyrëve nuk e ka lejuar.

“Ka shumë njerëz që vozisin me këmbë, por kjo nuk është zyrtarisht e lejuar. Amendamentet ligjore duhet të ndryshohen dhe të lejohet kjo gjë për njerëzit me nevoja të veçanta”, ka thënë Agnihotri.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si ia del ai të vozisë përkundër vështirësive fizike.