Pa iu dridhur syri, murgesha katolike thotë atë që s’e ka thënë askush

Ajo ka revoltuar mijëra besimtarë dhe ka marrë kërcënime për vdekje. Luci Caram, një murgeshë katolike, shkaktoi zemërim midis besimtarëve pasi tha në një emision televiziv se virgjëresha Mari kishte kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj.

“Është e vështirë të besosh dhe të pranosh. Ne kemi ngecur me rregulla që i kemi shpikur vet dhe nuk kemi arritur mesazhin e vërtetë”-pohoi ajo para se të niste të fliste për jetën e saj seksuale. Ose më mirë, mungesën e seksit në jetën e saj!

“Seksi është një mënyrë për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë, si dhe formon një pjesë të të gjithë njerëzve. Kisha e ka trajtuar seksin si një sekret të ndyrë, por unë mendoj se është një bekim. Unë s’kam bërë asnjëherë seks dhe jam e virgjër, mund t’ju them edhe që nuk masturbohem”, deklaroi Motër Lucia, e cila prej 26 vitesh jeton në Katalania.