Pacienti kultivonte kanabis mjeku publikon simtomat në facebook

Një mjek në Kamzë po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak se publikoi në profilin e tij në Facebook, foton e dorës së një pacienteje që sipas mjekut kishte marrë dëmtime për shkak se kishte kultivuar kanabis.

Policia e Tiranës thotë se po procedon shtetasin me iniciale M.G, 48-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Kamzë.

Megjithëse ka publikuar të dhënat e pacientit, mjeku nuk ka dhënë informacion tek organet kompetente mbi mjekimin e shtetases F. I..

Policia sqaron se mjeku M.G., në faqen e tij të “Facebook” ka publikuar rastin e mjekimit duke pretenduar se pacientja ka pësuar efekte anësore nga kultivimi i bimëve narkotike.

Procedimi i këtij shtetasi ka nisur pasi ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhërin e mjekut dhe detyrën e tij si dhe nuk ka dhënë informacion tek organet kompetente mbi mjekimin e shtetases F. I..

Sipas deklarimeve te mjekut, pacientja dyshohet të ketë marrë dëmtime gjate kultivimit te bimes narkotike Cannabis Sattiva. Shtetasi M.G., në faqen e tij të “Facebook” ka publikuar rastin e mjekimit duke pretenduar se pacientja ka pësuar efekte anësore nga kultivimi i bimëve narkotike”, sqaron policia.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në datë 24.09.2016, rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore Kamëz, është paraqitur dhe ka marrë mjekim, e sëmurë me alergji shtetasja F. I. Po punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet më tej.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.