Pacientja merr flakë gjatë operacionit për një arsye të pabesueshme

Një paciente mori flakë në sallën e operacioni për një arsye të pabesueshme. Ngjarja ka ndodhur në një spital universitar në Tokio të Japonisë, i quajtur “Tokyo Medical University Hospital in Shinjuku Ward”.

Pacientja rreth të 30-ve iu nënshkrua një ndërhyrje kirurgjikale në mitrën e saj, ndërsa përdorimi i rrezeve lazar shkaktoi flakë, duke djegur pjesë të konsiderueshme të trupit. Arsyeja e pabesueshme është; gazrat e tepërt të gruas. Lazari besohet të ketë qenë shkaktari.

Në një raport të lëshuar nga spitali më 28 tetor, i cituar nga faqja japoneze “Asahi”, thuhet se ekspertët nuk kanë konstatuar asnjë material të ndezshëm në dhomën e operacionit gjatë kohës së ndërhyrjes.

Raporti arrin në përfundimin se gazrat e gruas ishin shkaktar për ndezjen e zjarrit pas kontaktit me rreze lazer.