Pacolli: Me fitoren tonë jetësohet shpresa e gjithë qytetarëve të Kosovës

 

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli takoi të premten pasdite simpatizantë të AKR-së në Ferizaj, të cilëve iu tha se janë ata që kanë mundësi të vendosin për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai tha se me fitoren e AKR-së do t’ia kthejnë shpresën qytetarëve të Ferizajt dhe krejt Kosovës. Sipas Pacollit, AKR ka një synim për perspektivë dhe cilësi në edukim, shëndetësi dhe të tjera.

Ai shtoi se AKR ka përpara shtyllat e saj për qeverisjen e ardhshme për reforma në administratë, reforma ekonomike për zhvillim ekonomik.

Pacolli: Me AKR-në jetësohet shpresa e të rinjve

9-10(ka pengesa ne zerim, nese nuk del mire hekne kete deklarat, per qata I lash edhe dy tjera)

Video

“Me AKR-në jetësohet shpresa e të rinjve, jetësohet shpresa e qytetarëve të Kosovës. Unë e di se Ferizaj gjithmonë ka qenë aty ku duhet në kohë të caktuar edhe kësaj radhe Ferizaj do të jetë masovikisht atë ditë te kutitë e votimit do të vendosë për fatin e vet dhe për fatin e fëmijëve të tyre. Unë ju them se AKR-ja tani mundet lirisht më zë shumë të lartë me shprirt të hapur kërkon votën e juaj”, theksoi Pacolli.

Sipas tij, AKR nuk është parti regjionale, por e krejt Kosovës me kandidatë për deputet nga të gjitha komunat. Koalicioni me LDK, ai tha se është koalicion i shpresës dhe ka harmonizuar programin qeverisës.

Pacolli: Ne kemi harmonizuar programin tonë

video

“AKR është tani në koalicion me LDK-në dhe ka pasur parakushte për këtë koalicion, sidomos në harmonizimin e programeve të dy partive. Ne kemi harmonizuar programin tonë do ta kemi më lehtë që të qeverisim në të ardhmen”, tha Pacolli.

Kreu i AKR-së bëri thirrje që qytetarët ditën e zgjedhjeve të dalin të votojnë, duke thënë se koalicioni AKR-LDK, ka harmonizuar programin që kthen shpresën e qytetarëve.

Pacolli: Pa zhvillim ekonomik nuk kemi cilësi në shëndetësi

Video

“Normalisht programi ekonomik i cili gjendet kudo, pa zhvillim ekonomik nuk kemi cilësi, as në shëndetësi, nuk kemi cilësi as në arsim, nuk kemi cilësi e as standard jetësor. Prandaj ia vlen që të njoftoheni me programin e AKR-së dhe ditën e zgjedhjeve masovikisht dilni në zgjedhje”, pohoi Pacolli.

Labinot Tahiri, kandidat për deputet nga AKR-ja, tha se ka kënaqësi që po flet për herë të parë si politikan nga radhët e kësaj partie. Ai urojë që rrugëtimi i tij i suksesshëm në Ferizaj si këngëtar do të nis karrierën në politikë prej këtij vendi dhe të japim çdo gjë për këtë vend për zhvillimin e këtij vendi dhe Kosovës. Sipas tij, me qeverisjen e AKR-së do ta bëjnë shtetin aq të fuqishëm që askush të mos mendoj të ik  prej Kosovës.

Tahiri: Shtetin do ta bëjmë edhe më të fuqishëm

Video

“AKR-ja jep mundësi që të ketë njerëz të sinqertë siç jeni ju sot këtu. Të gjithë këta kandidatë në krye me zotëri Behgjet Pacollin. Edhe ju besoj se jeni të një mendimit dhe ne asnjëri këtu nëpër këto ulëse dhe tavolinë që jemi bashkë nuk po shkojmë për interesa personale, por po shkojmë për të ardhmen e atyre fëmijëve që nuk e dinë as çka është politika, mirëpo shtetin do ta bëjmë edhe më të fuqishëm që mos të ëndërrojnë me dal sa më parë nga kjo Kosovë”, tha ai.

Në këtë takim AKR prezantoi kandidatët për deputetë Labinotë Demi, Mirlinda Gashi, Refiqe Tërnava, Vesel Makolli, Albena Reshita, Koran Sejdiu, Islam Pacolli, Myzejene Selmani, Labinot Tahiri.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga kandidatët e partisë për deputetë në Kuvendin e Kosovës vizitojë fabrikën e tubave në Ferizaj, i cili tha se kjo fabrikë është mjaft e rëndësishme për Ferizaj dhe gjithë Kosovën, e cila ka nevojë për këso lloj indusishë.

Feti Selmani, drejtor menaxhues në fabrikë ka njoftuar presidentin Pacolli për kapacitet prodhuese dhe eksportet, duke treguar se në këtë fabrikë janë të punësuar mbi 150.

Në kuadër të vizitës në Ferizaj, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli vizitoi sot edhe fabrikën “Dardania model”, fabrikë kjo për prodhimin e dyerve, dritareve dhe mobileve ku u njoftua nga pronari Imri Sopaj për prodhimtarinë, vepruarin dhe ecuritë e saj. Kjo fabrikë kryesisht është importues i lëdës së parë dhe eksportues i prodhimeve finale nga përpunimi final në Zvicër dhe shtete tjera./I.Shabani/