Pacolli: Isha në rreshtin e gjashtë në inaugurimin e Trumpit

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behxhet Pacolli ka konfirmuar se ka qenë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si president të ShBA-së.

Pacolli, përmes një fotoje të postuar nga Uashingtoni dhe përmes një komenti, ka bërë të ditur se ishte në rreshtin e gjashtë të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve.

Përmes një replike ndaj një komentuesi në profilin e vet në “Facebook”, i cili e pyet Pacollin se “përse nuk ishte më afër Trumpit”, Pacolli ka thënë se ishte në rreshtin e gjashtë.

“Vetëm në rreshtin e 6 miku im,kishte tjere me te rendsishem se unë.Sidoqofte u ndjeva shumē i rrespektuar që isha në mesin e miqëve më të medhenjë të këtij shteti. Ishte goxho ftohet dhe filloj edhe shiu.Fotoja ime eshte nje selfie,duke dalur pak pa mbaruar ky event”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli po ashtu ka thënë se do të marrë pjesë edhe në ngjarjet e tjera të presidentit Trump.