Pacolli kërkon mirëkuptim nga Darmanoviq: Ratifikimi i Demarkacionit për momentin i pamundur

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Mal të Zi ku është takuar me homologun e tij Sërxhan Darmanoviq.

Të dy bashkë kanë diskutuar për çështjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

“Ne dimë se eksiton një marrëveshje e nënshkruar – kjo marrëveshje është ende prezente, por ne ju kërkojmë mirëkuptim”, ka thënë Pacolli në një konferencë të përbashkët për media.

“Procesi i ratifikimit të Demarkacionit për momentin është i pamundur, në kohën e duhur ne do ta ratifikojmë, pasi që kishim disa probleme në Kuvend”.

“Prandaj ju thërras në mirëkuptim rreth kësaj çështjeje dhe shpresoj se nuk do te ndikojë në marrëdhëniet tona”.