Pacolli uron besimtarët për muajin e shenjt të Ramazanit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Në këtë muaj të shenjtë, ne duhet të mendojmë edhe për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, dhe ndaj gjithë shoqërisë”, ka vlerësuar Pacolli.

Urimi i Pacollit:

Të nderuar qytetarë të besimit Islam,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës Kosova e Re, të Ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në këtë muaj të shenjtë, ne duhet të mendojmë edhe për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, dhe ndaj gjithë shoqërisë.

Uroj që muaji i shenjtë i Ramazanit, të sjellë ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo familje dhe të na kujtojë të gjithëve, që përherë të mbajmë në vete mirëkuptimin, solidaritetin dhe dashurinë ndaj njeri tjetrit.