Pak orë para se të vdiste, Ergi kishte nxjerrë në shitje motorin që ia mori jetën (Foto)

Këngëtari Ergi Dini 22 vjeç dhe Klejdi Halili 21-vjeç.

Vdekja e dy të rinjve erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me motor. Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital, por nuk kanë mundur t’u shpëtojnë plagëve të marra.

Pak minuta më pas “JetaOshQef”, zbuloi se motori i cili u mori jetën dy të rinjve sonte, pikërisht sot ishte nxjerrë në shitje nga 21-vjeçari Klejdi Halili në orën 14:57.

Klejdi në përshkrimin e motorit, kishte njoftuar sot se ai është në gjendje shumë të mirë.