Pamje ekskluzive nga vjedhja e armatosur në kompaninë “Neptun” në Çair (Video)

Të maskuar në kokë, me pistoleta dhe kallashnikovë në duar, tmerri i vjedhjeve të armatosura është kthyer në Çair dhe në lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë. Ditë më parë, tre persona të maskuar dhe të armatosur – dy me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë dhe qese në dorë, vodhën fitimin ditor të kompanisë për teknikë të bardhë “Neptun” që gjendet përballë stadiumit të klubit “Shkupi” në Çair. Gazeta KOHA ka arritur të sigurojë pamjet e vjedhjes, ndërsa të njëjtit pasi kanë marrë fitimin ditor, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon: