PAMJE EKSKLUZIVE TË VJEDHJES SË BASTORES “SPORT LIFE” NË ÇAIR (VIDEO)

Pas publikimit të pamjeve të vjedhjes së kompanisë së teknikës së bardhë “Neptun” nga hajnat me maska dhe të armatosur që po operojnë në vendbanimet shqiptare, gazeta KOHA ka siguruar edhe pamjet e vjedhjes javë më parë të bastores “Sport Life” në Çair. Persona më veshje të njëjtë, të armatosur me kallashnikovë dhe pistoleta, futen  në bastore, ndërsa armët u drejtojnë të pranishmëve dhe vajzës që punon aty. Pasi marrin fitimin ditor, maskat largohen me shpejtësi, ndërsa jashtë priten nga një veturë, e cila është gati për t’u nisur – kuptohet, gjithmonë pa targa ose targa të mbuluara. Policia, edhe pse nuk i ka kapur akoma hajnat që po tmerrojnë shqiptarët e Shkupit, dyshon se ky grup është autor edhe i vjedhjes se Postës në lagjen Veri po në Çair dhjetorin e vitit të kaluar. Vjedhjet, siç thuhet në raportet ditore të policisë, kryhen në pasdite, ose kryesisht në mbrëmje, sapo bie terri.