Pamje nga sulmi ndaj çerdhes ku u vranë 6 fëmijë

Këto fotografi zemërcopëtuese shfaqin pasojat e përgjakshme të bombardimit të një çerdhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Të paktën gjashtë fëmijë u vranë dhe 25 të tjerë u lënduan, pasi forcat që thuhet se janë besnike ndaj regjimit sirian, e bombarduan çerdhen, transmeton Express.

Pamje të tmerrshme shfaqin fëmijët të mbuluar në gjak teksa qajnë dhe lodrat e tyre të shkapërderdhura nëpër dyshemenë e gjakosur, pas një sulmi me mortajë në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Harasta, afër Damaskut.

f8f9f10f11