Pamje nga vendi i ngjarjes: Ky është vendi ku u vra Hazbi Idrizi (FOTO)

Ngjarja e sotme e vrasjes makabre e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka shokuar gjithë Maqedoninë.

Siç mëson portali TetovaSot, personi që ka qëlluar me pistoletë ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi është personi me inicialet Q.A.

Personi në fjalë qëlluar me gjashtë plumba mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet.
Siç mëson TetovaSot nga burimet e Spitalit të Tetovës, ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është transferuar në Spitalin e Shkupit.

TetovaSot ka siguruar edhe pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e Hazbi Idrizit.