Pamje nga vrasja e Komandant Kushtrimit, Shaban Zenunit, Xhafer Shalës dhe Qemajl Fejzullahut (VIDEO)

 

Sot më 12 maj mbushen plotë 7 vjet nga vrasja e komandantit dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Harun Aliu – Kushtrimi.

Komandant Kushtrimi u vra më 12 maj të vitit 2010 në afërsi të Radushës, por dyshimet janë se ekzekutimi i tij është bërë në lokacion tjetër, njofton TetovaSot.

Bashkë me të në pritën e organizuar kanë rënë edhe Shaban Zenuni nga Merova, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahu.

BIOGRAFI E SHKURTËR E KOMANDANT KUSHTRIMIT

U lind më 20 maj të vitit 1971 në lagjen Hasanbegtë Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme Damask tëSirisë. Ka vazhduar Fakultetin e Historisë në Universitetin e Tetovës, i cili në kohën sastudioi dhe diplomoi nuk ishte i njohur nga shteti.Ka qenë 24-vjeçar kur i është bashkangjitur Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në vitin1998, pas disa viteve aktivitet të pandërprerë, Haruni bashkë me Beqir Limanin, Qemal Shaqirin dhe të tjerë themeluan celulat e para të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni, në zonën e dytë operative”.

Prej vitit 1995 deri më vitin 1998 ai ka bërë furnizimin me armë të anëtarëvetë LPK-së, por në vitin 1998 zbulohen nga shërbimet shtetërore të Maqedonisë. Në atë aksion burgosen disa nga bashkëveprimtarët e tij, me çrast policia e vret para shtëpisë Beqir Limanin nga Kërqova.“Kur është kryer ky aksion Haruni ka qenë në Shqipëri. Nga ky moment ai vendos të mos kthehet në Maqedoni për një kohë. Aktivitetin e tij e vazhdoi nga Shqipëria për të kontribuar për luftën e Kosovës. Pas kësaj lufte, Haruni e fokuson aktivitetin në formimin e formacionit të ri ushtarak, të cilin bashkë me shokët e tij e titulloi Ushtria Çlirimtare Kombëtare” .

Gjatë kësaj kohe, Haruni është takuar me anëtarët e familjes në Shqipëri dhe në Kosovë, ku çdo herë u ka rrëfyer për qëllimet dhe vendosshmërinë e tijë për avancimine pozitës së shqiptarëve.Marsi i vitit 2001 e gjen në Sellcë të Tetovës, ku edhe ishte vendosur shtabi i përgjithshëm i UÇK-së. Më 5 shtatorë të vitit 2001 Haruni është burgosur nga policia ndërkomëtare e Kosovës,( UNMIK ) me ç’rast i shqiptohet dënimi me 4 vjet burg.Në burgun e Dubravës qëndron mbanë 3 vjet e 6 muaj. Nuk është e vërtetë se Haruni ka ikë nga burgu po ate denim e ka mbajtur deri në fund ! Haruni këtë arrestim e quajti montim politik,dhe se i tillë ishte.

Dita kur është liruar Haruni prej burgut të Dubravës ka qenë edhe dita e parë kur ai ka shkel te pragu i derës pas vitit 1998, pra plot 6 vite nuk kishte qenë në shtëpi”.Pasi është kthyer në shtëpi, Haruni kishte filluar të interesohet për rezultatin e sakrificës së tij, pra për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai kishte vërejtur se edhe kjo marrëveshje kompromisi ishte degraduar edhe më shumë pas ndërprerjes së konfliktit. Ishte dëshpëruar shumë kur kishte kuptuar se është ndryshuar premabula e Kushtetutës. Ky ishte motivi që ai të ndërmarrë edhe një aksion, por kësaj radhe politik.“Në vitin 2006, Haruni, themeloj Alternativën KombëtareHaruni edhe në politik ka qenë i panguar nga strukturat shtetërore.

“Emrii tij në vitin 2008 u përfshi në vrasjen e policit Zoran Markovski. Edhe vetë Haruni e quajti montim politik dhe gënjeshtër e kulluar, për të cilën vepër iu shqiptua dënim i përjetëshëm. Ishte një hakmarrje klasike për veprimtarinë e tij kombëtare”. Haruni nuk ishte i gatshëm të bjerë në duart e policisë dhe të vuaj burg të përjetshëm vetëm pse kishte punuar për kauzën e kombit të tij. U detyrua sërish të largohet nga vendi. Edhe familja nuk e ka ditur se ku gjendet. Rruga, ideali dhe veprimtaria e Harunit përfundoi më 12 maj të këtij viti, kur në afërsitë Radushës, së bashku me tre bashkëveprimtarë të tij, kishin qenë të qëlluar për vdekje.

Pamja nga vrasja e Komandant Kushtrimit, Shaban Zenunit, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahut.