Pamje të rënda – Kujdes/ Foto brenda lokalit ku ndodhi masakra në Stamboll

Foto të rënda janë publikuar nga masakra që ndodhi në klubin e natës në Stamboll natën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë policia thotë se ka arrestuar deri tani 8 persona si të lidhur me sulmin, informojnë mediat turke.
Fotot e publikuara në disa media ndërkombëtare tregojnë masakrën që është bërë aty brenda. Trupa të pajetë të shtrirë në dysheme e cila është e mbuluar nga një lum gjaku, ndërkohë në tavolina janë gotat e tyre gjysmë të mbushura.
Deri tani 39 persona raportohen të vdekur, mes tyre dhe vajza e një biznesmeni të njohur libanez, shefi i sigurisë i klubit të natës Reina dhe një shofer autobusi i cili pa dashje kishte çuar atje për të vdekur një grup dasmorësh.
Në atë klub ndodheshin rreth 600 persona të cilët po festonin ndërrimin e viteve dhe nuk është bërë ende identifikimi i të gjithë viktimave ndërkohë ka nisur kërkim ndërkombëtar për njeriun i cili erdhi me taksi dhe qëlloi mbi 180 plumba. E gjithë masakra zgjati 7 minuta.
BBC shkruan se autori ka hequr pallton para se të largohej nga klubi i natës.
Media turke e cila citon burime nga policia thotë se autori mund të jetë nga
Uzbekistan ose Kirgistan. Policia po heton nëse i përket atij grupi të Shtetit Islamik i cili mori përsipër sulmin në qershor në aeroportin e Ataturkut në Stamboll
Kujdes më poshtë janë foto të rënda që mund t’ju trondisin