Pamje të tmerrshme nga sulmi në Australi: Vriten 3 dhe plagosen 20, ndër ta edhe fëmijë (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një person nga një automjet ka shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës së njerëzve në qendër të qytetit të dytë më të madh në Australi, Melburne

Policia thotë se shoferi qëllimisht kishte shtënë drejtë turmës së njerëzve, mirëpo edhe nuk dihet arsyeja e këtij sulmi, transmeton Gazeta Express.

Policia ka thënë se nuk ka të dhëna se mund të jetë sulm terrorist.

Nga ana tjetër, autoritetet thanë se kjo ngjarje mund të jetë e lidhur me një plagosje qe cila ndodhi gjatë natës.