Panairi i punimeve artizanale në Tetovë, përfaqësues nga Shqipëria dhe Mali i Zi

Artizanatë nga Kruja, Durrësi, Shkodra, Saranda, Gjiokastra dhe Ulqini, tashmë disa ditë kanë ekspozuar në Tetovë veshjet tradicionale të trojeve shqiptare, zbukurime për veshje, punë dore si dhe artin e përpunimit të perlave nga Saranda e Vlora

Këndi më i bukur i këtij panairi që organizohet në kuadër të festave të Nëntorit është ai i Shkodrës, tek i cili përveç qilimave, frekuentuesit mund të shohin edhe veshjet qindra vjeçare të Zadrimes e Mirditës.

“Punimet e tyre janë gjithmonë punimet në dorë, pra nga ana e Shkodrës janë punimet e qilimave, çanta që punohen në dorë nga materiale të ndryshme, dhe poashtu punimet e argjendit të njohur që punohen në dorë nga artizanët e Shkodrës”, deklaroi për Alsat M, Ramiz Hajdari, kryetar i Shoqatës “Globus Art” Ulqin