PANIKË NGA NJË ALARM BOMBE, LËNDOHEN DHJETRA TIFOZË TË JUVENTUSIT [VIDEO]

Një alarm për mundësi shpërthimi të një bombe në Torino të Italisë, ku mijëra shikues ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen e finales së futbollit mes Juventusit dhe Real Madridit, ka shkaktuar panikë të madhe duke bërë kështu që dhjetëra persona të lëndohen.

Edhe pse alarmi ishte i rrejshëm dhe nuk kishte asnjë bombë e asnjë shpërthim, shikuesit megjithatë nuk kanë qëndruar të qetë.

Videot tregojnë për një gjendje panike ku mijëra shikues shihen duke ikur në drejtime të ndryshme në ndërkohë që në një ekran të madh jepej ndeshja finale e Ligës së Kampionëve.