Papa: Urimet e parakohshme të ditëlindjes sjellin ters

Papa Françesku, i cili mbush 80 vjeç të shtunën, iu përgjigj mijëra urimeve të njerëzve për ditëlindjen e tij, duke thënë me shaka se nëse ato vijnë para datës së caktuar, mund të sjellin fat të keq.
“Falemnderit shumë për urimet për ditëlindjen time që ven së shpejti. Por në vendin tim urimet e parakohshme sjellin fat të keq,” tha Papa nga Argjentina për audiencat e tij.
Vatikani, shteti sovran brenda Romës, ka prodhuar dhe një pullë të vecantë për ditrëlindjen e Papës së parë latino-amerikan, dhe ka hapur disa email-e për njerëzit që dëshirojnë të dërgojnë urimet, një prej të cilëve është papafranciscus80@vatican.va.