Paradite mot me diell, pasdite shi lokal dhe bubullima

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes mot jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 17, ndërsa ajo e ditës nga 24 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 16, ndërsa ajo e ditës deri në 32 gradë Celsius.