Paralajmërimi i mjekëve: Kurrë mos i pastroni veshët me kruajtëse

Pastrimi i veshëve me kruajtëse veshësh për një moment na bën të ndihemi mirë, por mjekët paralajmërojnë për rreziqet që kjo praktikë e zakonshme ka në kanalet tona të dëgjimit.
Kërkimet mjekësore kanë evidentuar se kur ne pastrojmë veshin me kruajtëse veshësh, realisht nuk e pastrojmë aspak, por pambuku shtyn dyllin në kanal duke e ngjeshur me daullen e veshit.
Mjeku ekspert, Kunal Karade, nga India, hoqi një pjesë të vjetruar të pambukut që kishte ngelur brenda kanalit të veshit, siç raporton britanikja “The Independent”.
Videoja e mëposhtme tregon pambukun që ndodhet prej pesë ditësh në veshin e pacientit që i shkaktoi këtij të fundit, kruarje veshi, bllokim veshi, të ftohtë, kollë dhe alergji sezonale.