Paralajmëron LSDM: Ivanov të japë mandatin, ose të hënën do fillojë kaosi

 

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, përmes një deklarate për medie, ka thënë se presidenti Gjorge Ivanov do ta dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë dhe se në këtë mënyrë do të zhbllokohen proceset demokratike, bllokimi i të cilave e ka futur vendin në kaos, në dëm të qytetarëve.

“Bllokada do të kulminojë të hënën kur do të skadojë mandati i krerëve dhe këshillave të komunave. Të punësuarit në komuna, mësuesit, do të ngelin pa rroga dhe kompensime.

Qytetarët nuk do të mund t’i fitojnë shërbimet e nevojshme nga komunat. Në atë mënyrë, edhe më shumë do të komplikohet situata në të cilën gjenden qytetarët e Maqedonisë.

Për atë, është e nevojshme që të bëhet transferimi i qetë i pushtetit, me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të merr institucione funksionale”, thonë nga LSDM-ja