Parandalohet sulm terrorist për Krishtlindje në Australi

Policia australiane thotë se ka parandaluar një sulm terrorist të Melbourn të planifikuar për ditën e Krishtlindjeve, ku pesë persona janë vënë në pranga.

Shefi i policisë në Viktoria  Graham Ashton tha se sulmi përfshinte përdorimin e eksplozivit por edhe armëve të tjera, si armë zjarri apo edhe thika.

Ai tha se kërcënimi ka qenë në vende të populluara të qytetit.

Pesë personat e arrestuar, të moshës ndërmjet 21 dhe 26 vjeçare, nuk janë identifikuar, por policia thotë se katër prej tyre ishin të lidnur në Australi, ndërsa i pesti ishte i lindur në Egjipt dhe kishte shtetësi të dyfishtë egjiptiane dhe australiane.