Parashikim: Real Madrid – Barcelona

Vendi: Santiago Bernabeu – Madrid Koha: 21 Nëntor 2015, me fillim nga ora 18:15 Gjyqtari: David Fernandez Borbalan Takimi: Real Madrid – Barcelona

Real Madrid dhe Barcelona do takohen për herë të parë këtë sezon ndërmjet vete, në orën 18:15. Nga nëntë El Clasicot e fundit të dyja skuadrat kanë shënuar gjithmonë, por rekordi ende nuk thyhet. Në vitet 1946-1952 në 13 ndeshje rradhazi të dy klubet kanë shënuar. Në 22 ndeshje në Bernabeu këtë sezon, Reali nuk ka asnjë humbje, por vetëm tre barazime dhe në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm një gol. Rekordi i Barcelonës si mysafir është kur ka fituar 15 ndeshje rradhazi me 41 gola të shënuar. Në shtatë ndeshjet e fundit në La Liga, Reali ka mposhtur vetëm dy herë si vendas Barcelonën duke humbur 4 ndeshje dhe duke barazuar 1 herë.

Lëndimet: Para fillimit të El Clasicos u parashikua se do mungonin shumë lojtarë të rëndësishëm, por duket se nuk do ndodh kështu. E nisim me vendasit. Gareth Bale, Karim Benzema dhe James Rodriguez deri në fund ishin të dyshimtë por me gjasë ata do jenë në formacionin startues. Edhe kapiteni Sergio Ramos është rikuperuar dhe tani është i gatshëm për El Clasico. Tek mysafirët u prit që të mungonte lojtari më i rëndësishëm, Lionel Messi. U përfol se nuk do ishte i gatshëm, por duke ditur se një ndeshje si kjo nuk duhet humbur me pak motivim ai është rikthyer. Ivan Rakitic vetëm dje e mori vesh se mund të luajë në Bernabeu.

Pesë ndeshjet e fundit të Real Madrid: Sevilla 3:2 Real Madrid Real Madrid 1:0 PSG Real Madrid 3:1 Las Palmas Celta Vigo 1:3 Real Madrid PSG 0:0 Real Madrid

Pesë ndeshjet e fundit të Barcelonës: Barcelona 3:0 Villareal Barcelona 3:0 BATE Getafe 0:2 Barcelona Villanovense 0:0 Barcelona Barcelona 3:1 Eibar

PËRBALLJET E FUNDIT MES TYRE: Barcelona 2:1 Real Madrid Real Madrid 3:1 Barcelona Barcelona 1:2 Real Madrid Real Madrid 3:4 Barcelona Barcelona 2:1 Real Madrid Parashikimi i autorit: Real Madrid 2:1 Barcelona

Po ju vizitorë si mendoni se do jetë rezultati i kësaj ndeshje? Mendimet tuaja shprehni në hapsirën e komenteve…