Parashikimi i motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima të ralla. Reshjet më të bujshme do të jenë në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ku në disa vende pritet të ketë mbi 25 litër në metër katëror shi. Do të fryjë erë mesatare në të përforcuar nga drejtimi jugor, por më prezente do të jetë në pjesët perëndimore.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 7 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 20 gradë Celsius.

Në rajonin e Shkupit moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, por me intensitet të ndryshueshëm.

Temperatura do të jetë prej 7 deri në 18 gradë Celsius.