Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme dëbore në pjesët juglindore, ndërsa në pjesët ekstreme juglindore do të ketë shi dhe dëborë. Në orët e pasdites reshjet do të ndalojnë dhe gjatë ditës do të ulen edhe vranësirat. Do të fryjë ere e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht dhe e fortë me drejtim verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo ditore nga minus tre deri në  katër  gradë Celsius.

Në Tetovë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell veçanërisht në orët e pasdites. Do të fryjë ere mesatare dhe përkohësisht edhe e përforcuar me drejtim verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tre, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në një gradë Celsius.