Parashikimi – Nesër moti më i acartë: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C

Nesër pritet që temperaturat të jenë tepër të ftohta.

Shërbimi i emergjencave Civile thotë se temperatura ekstreme pritet të shkojë deri në -21°C në zonat malore në vendet e ulëta deri në -9 °C.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

 Në vendet malore: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C, ndërsa ato maksimale do tëngjiten deri në -9°C.

Në vendet e ulëta: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.

Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të  ngjiten deri në 0°C.