Paris: Mbyllen parqet e Kullës Eiffel prej shumëfishimit të minjve

Parisi i ka hapur luftë popullatës së tij të shumëfishuar të minjve, duke mbyllur parqet kryesore pranë kullës Eifel për të eliminuar brejtësit.
Shëtitorja  Champs de Mars, pranë lumit Seine, gjithashtu është infektuar nga popullata prej rreth 6 milionë minj e kryeqytetit, që është gjithashtu një nga atraksionet kryesore turistike të vendit.
Një deklaratë e lëshuar nga këshilli i qytetit shkruhej: “Për ndalimin e rritjes kohët e fundit të numrit të minjve në hapësirat publike të Parisit, po vihet në zbatim një plan i gjerë”, duke iu referuar mbylljes së daljve të pusetave, kapjes së brejtësve me çarqe dhe vendosjes së kazanëve që nuk mund të shpohen prej tyre.