Parisi bën transport publik falas prej ndotjes

Kryeqyteti francez ka bërë transportin publik falas teksa përpiqet të luftojë ndotjen më të rëndë të 10 viteve të fundit.
Zyrtarët kanë ndaluar gjysmën e makinave dhe transporti publik është falas për ditën e tretë radhazi, në skenim e ngjashme me atë të zbatuar në Lion të premten.
Të premteve lejohet të qarkullojnë vetëm targat me shumën e numrave çift, për të nxitur përdorimin e rrjetit të biçikletave Velib dhe tramvajeve elektrikë Autolib, përveç autobuzëve dhe Metrosë së Parisit. Organizata e monitorimit të ndotjes tha se shkaku është gjithashtu akumulimi i ndotësve prej gjendjes ciklonike atmosferike.