Parkon makinën në vendin ku ishte shtruar Iftar!

 

Adhuruesit e devotshëm të festës së shenjtë të Ramazanit në Dubai ishin bashkuar për të shijuar Iftarin, por një person i ‘pavëmendshëm’ ka tërhequr vëmendje pasi kishte parkuar makinën pikërisht në vendin ku ishte shtruar Iftari.

Shoferit të makinës i është dashur të presë deri sa të mbarohet Iftari për të lëvizur makinën e tij, shkruan arbresh.info

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët presin deri në kohën e Iftarit për të thyer agjerimin.

Në disa vende myslimane dështimi për agjërim është i dënueshëm edhe me ligj. Secili mysliman që ka kaluar moshën e puberteit duhet të marrë pjesë në agjërim gjatë Ramazanit.

Megjithatë, disa grupe mund të përjashtohen nga praktika, përfshirë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe njerëzit e sëmurë.

f1 if  if3

9 orë më parë