Parlamenti Europian merr një vendim drastik, pezullon anëtarësimin e Turqisë në BE

ParlamenTi Eurpoian ka marrë një vendim drastik në lidhje me anëtarësim e shtetit turk në BE.

Pas mijëra arrestimeve dhe qinda ekzekutimve si pasojë e grushtit të shtetit në korrik, PE-ja ka votuar pezullimin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimit Europian.

Theksojmë se Ergogan ka deklaruar ditën e djeshme se tashmë vota pro ose kundër e Parlamentit Eurpoan nuk ka me asnje vlerë.

Vendimi është deklaruar si pezullim i përkohshëm dhe jo detyrues .

Duke folur në Stamboll, më 23 nëntor, në hapjen e një konference që po mbahej nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (IOC), Erdogan tha se “pavarësisht rezultatit, ky votim nuk ka ndonjë vlerë në sytë tanë”.

Erdogan tha se “asnjë nga premtimet” E bëra nga vendet anëtare nuk janë  mbajtur, kur bëhet fjalë për rrugën e Turqisë drejt anëtarësimit në BE.

Ai tha se Turqia e ka “bërë të qartë shumë herë se ne përkujdesemi për vlerat evropiane me shumë se shumë shtete të tjera të BE-së, por nuk mund të shohim një përkrahje konkrete nga miqtë perëndimorë”.

Anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian më 22 nëntor bënë thirrje që bisedimet me Turqinë të ndalen në përgjigje ndaj goditjes kundër kundërshtarëve politikë të Erdoganit, pas një grushti shteti të dështuar në korrik./sot