Partia Demokratike e Turqve në vijë me VMRO-DPMNE, kundër dygjuhësisë

Partia Demorkatike e Turqve në Maqedoni përmes një komunikate ka shprehur siç thuhet shqetësim për aktivitetet për krijimin e zgjidhjeve ligjore që thellësisht godasin karakterin unitar të shtetit dhe janë zgjidhje binacionale, informon INA.

“Duke pasur parasysh preambulën në Kushtetutën e Maqedonisë në të cilën tuhet se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë janë të definuara si pjesë të popullit shqiptar, turq, rom, serb…. në Maqedoni, dhënia e të drejtave ekskluzive të një bashkësie etnike rrënon kushtetutën, që garanton barabarësi të qytetarëve…Nga kjo duhet kuptuar reagimet e pjesëtarëve të komunitetit turk që këto zgjidhje i vlerësojnë si manipulim i përkryer që mund të nxit tensione dhe konflikt me pasoja të mëdha për stabilitetin e vendit dhe rajon”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. Sipas PDTM këto zgjidhje janë të papranueshme, ndërsa theksohet angazhimi i tyre për Maqedoni të fortë unitare dhe prosperuese.

Lider i deritanishëm tradicional i kësaj partie ka qenë Kenan Hasip me disa mandate si deputet, ndërsa lider i ri para pak muajve u zgjodh Bejxhan Iljaz, që është ministër pa portofol në Qeverinë e VMRO-DPMNE. (INA)