Partitë: Takimi me Thaçin ishte i frytshëm

Takimi me kryetarin e Kosovës Hashim Thaci për BDI-në dhe Lëvizjen Besa ishte i frytshëm. Gjatë një prononcimi për Alsat, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani bëri të ditur se kryesia e këtij subjekti do të ratifikojë plaftorëm e përbashkët më së voni deri nesër.

Shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria janë të interesuara për një Maqedoni stabile, për një rajon stabil, për një Maqedoni ku shqiptarët do të jenë të barabartë, do jenë vendimmarrës por natyrisht do të jenë të bashkuar dhe koordinuar në qëndrimet e tyre. Deri nesër BDI do të ratifikon këtë marrëveshje, këtë memorandum të arritur ndërmjet liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni, besojmë që gjatë ditës së nesërme do të bëjmë publike tekstin e dokumentit – tha Bujar Osmani zëdhënës i BDI-së.

Marrëveshja që pritet të ratifikohet nga kryesitë e partive politike shqiptare përfshinë përdorimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, barabarësia ekonomike, përkrahja e punës së Speciales, si dhe zbardhja e rasteve si “Monstra” e “Sopoti”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përveç që e vlerësoi takimin si të frytshëm ai në rrjetet sociale shkroi se Ali Ahmeti, Bilall Kasami dhe Zijadin Sela janë të gatshëm që të punojnë përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.

Nënkryetari i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi takimin në Prishtinë e quan si konsultativ dhe inkurajues. Sipas tij, kryetari i Kosovës nuk ka insistuar për platformë të përbashkët por vetëm unifikim të qëndrimeve nga ana e partive politike shqiptare.

Presidenti i Kosovës nuk insiston për asnjë platformë të përbashkët. Ai vetëm insiston që partitë shqiptare në Maqedoni të unifikojnë qëndrimin e tyre rreth çështjes shqiptare në Maqedoni. 03:14 nuk është çështja a po bashkohemi rreth një platforme të përbashkët shqiptare, por është ajo se nuk marrim pjesë në takimet që i fton dikush prej partive shqiptarëve në Maqedoni. Arsyet pse ne po marrim pjesë në takimet e Tiranës dhe Prishtinës është që të mbështetet agjenda shqiptare në Maqedoni – deklaroi Zeqirija Ibrahimi.

Ndërkohë, mësohet se Aleanca për Shqiptarët pritet shumë shpejtë të ratifikojë platformën e përbashkët ndërsa PDSH-ja hesht.