Pas alarmit per bombe hapet serish Aeroporti i Shkupit

Aeroporti “Aleksandri i Madh” është i hapur dhe trafiku ajror është duke funksionuar normal, pas shtyrjes së djeshme të fluturimit të “Turkish Air Lines” për në Stamboll, njoftuan nga TAV Maqedonia, transmeton TetovaSot.

“Gjatë kontrollit të rregullt të sigurisë të aeroplanit për fluturimin e djeshëm për në Stamboll është gjetur i lënë një celular. Për shkak të rregullave të sigurisë të aviokompanisë dhe vendimit të kapitenit, aeroplani është kthyer në pozicionin e parkimit për t`u kryer kontroll shtesë.

Kjo është një procedurë standarde ndërkombëtare që zbatohet në emër të sigurisë së aeroplanëve dhe udhëtarëve.

Për shkak të kësaj, fluturimi është anuluar. Pasi që të gjitha kushtet janë plotësuar, kapiteni ka vendosur që të vazhdoje me udhëtimin dhe aeroplani të mërkurën në orën 22 e 56 min ka fluturuar për në Stamboll”, njoftuan nga TAV Maqedonia./