Pas dy muajve “izolim”, Menduh Thaçi sot paraqitet në opinion

Që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk është paraqitur fare në opinion. Këtë “izolim” nga opinioni, Thaçi do ta ndëpresë sot, kur do të realizojë një takim me Komisionerin Evropian, Johanes Han, raporton Gazeta Lajm.

Takimi do të mbahet pasdite në ora 17 e 15 minuta, kurse nga shërbimi për informim pranë PDSH-së, kanë njoftuar se takimi realizohet me kërkesë të komisionarit Han. Thaçi dhe Han kanë krijuar raporte të afërta që nga koha e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës, kur Han ndërmjetësonte në arritjen e Marrëveshjes.