Pas grushtave në studion televizive me Milaim Zekën, ndalohet Krasniqi

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, i është caktuar masa e paraburgimit pas asaj që ndodhi mes tij dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka.
Këtë e ka bërë të ditur për “Zëri.info”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu Ahmeti ka thënë se gjatë ditës do të lëshojnë një raport në lidhje me rastin.
Dje perleshja live
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, dhe ai i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, janë përleshur fizikisht derisa po debatonin në studio të Info Magazinës në Klan Kosova.
Pas ofendimeve të ndërsjella gjendja u përshkallëzua dhe dy deputetët u përleshën, derisa u ndanë më pas nga stafi teknik i emisionit.