PAS KOALICIONIT, VESELI E HARADINAJ REALIZOJNË FOTON E PARË BASHKË

Pas zyrtarizimit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot ka qëndruar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, në shënimin e përvjetorit të dëshmorëve.

Në këtë fshat, ku Ramush Haradinaj i ka dajallarët, Veseli e quajti kreun e AAK-së me epitetin kryeministër, raporton lajmi.net.

Të kujtojmë se bartës i listës në koalicionin parazgjedhor PDK-AAK-Nisma do të jetë Kadri Veseli, derisa kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj.