Pas Kosovës edhe Shqipëria nga sot hyn në fushatë zgjedhore!

Lajmin e mire per arritjen e marreveshjes politike qe i jep fund ngercit ne Shqiperi, lideri demokrat Lulzim Basha zgjodhi t’ia jape personalisht personave qe e mbeshteten ne 3 muaj ne kauzen per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Menjehere pas takimit tre oresh koke me koke me shefin e qeverise, Basha la rreth ores 01:15 te mengjesit kryesine e kuvendit, dhe ju drejtua Cadres se Lirise, sic ai ka ‘pagezuar’ vendin e protestes se opozites me qytetaret qe rezistuan ne 90 dite. Duke deklaruar mbylljen e cadres, Basha tha se Partia Demokratike dhe aleatet e saj qe ju bashkuan kauzes dhe deri dje i qendruan vendimit per bojkot te zgjedhjeve, nga dita e neserme do te nisin fushaten elektorale per garen ne zgjedhjet parlamentare te dekretuara me 18 qershor. Por sipas paketes McAllister Plus qe palet deklaruan keto ore te para te mengjesit se kane arritur dakordesi, zgjedhjet mund te mbahen edhe me 16 korrik, kohe qe duhet per te vene ne zbatim te gjitha pikat e zgjidhjes se ofruar nga nderkombetaret.

“E pamendueshmja e tre muajve me pare, sot eshte realitet. Gjithcka ka ndryshuar. Neser nisim pergatitjet per tu dhene shqiptareve zgjedhje te lira dhe te ndershme”, tha Basha duke shtuar se edhe koha qe qytetaret te marrin ne dore fatin e tyre. “Gjithcka do te jete ndryshe, asgje si me pare”, – tha Basha.