Pas mbulimit të shtatores së Skënderbeut, reagon stërmbesa e tij (Foto)

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme se shtatorja e Skënderbeut në qendër të Tiranës ka qenë e mbuluar.Kjo për arsye se në atë shesh është mbajtur ceremonia e faljes së Kurban Bajramit.Lajmi se shtatorja e Skënderbeut është mbuluar tërësisht gjatë kësaj ceremonie, ka acaruar disa persona të cilët reaguan ashpër.

Në mesin e tyre, reagoi edhe stërmbesa e tij, Sophie Castriota, e cila në rrjete sociale shpërndau një foto nga busti i mbuluar dhe shkroi “Çfarë po ndodh?????? Me të vërtetë? ………..”.