Pas mbylljes së Eco Guerillas, drejtuesi Arianit Xhaferi kalon në rradhët e LSDM-së!?

Mbyllja e lëvizjes qytetare Eco Guerilla duket se ka një tjetër qëllim pasiqë themeluesit e kësaj lëvizje qytetare tashmë edhe janë distancuar nga veprimet e saj, njofton Zhurnal.

Informacionet e fundit flasin se qëllimi i drejtuesit të kësaj shoqate ka qenë duke rrahur diku tjetër të inkuadrohen në politike duke u bë pjesë e partisë maqedonase në opozitë, LSDM.

Siç mëson jozyrtarisht Zhurnal, këtë e dëshmon edhe pjesëmarja e Arianit Xhaferit (drejtues i lëvizjes qytetare) në kongresin e 20 të partisë së Zoran Zaevit duke u rreshtuar kështu krah Muhamed Zekirit dhe Edmond Ademit si shqiptarë të parë të cilët u inkuadruan në LSDM, ndërsa bashkëthemeluesit tjerë duke parë qëllimin e tij janë distancuar nga lëvizja qytetare duke dhënë kështu dorëheqje përmes një komunikate me shkrim.

Nga kjo del se gjithë ajo zhurmë lidhur me mbylljen e Jugohromit del në shesh që ka qenë politikë e punuar për LSDM e jo për të mbrojtur shqiptarët nga helmimi.

Ndërkohë paraqitjet e këtij të fundit nëpër ekranet televizive dhe hapësia mediale që i jepej si drejtues i shoqatës qytetare duket se ka qenë vetëm për pikë në opinion dhe njohje më tepër që në një të ardhme të afërt t’i ndihmojë si eksponim edhe në skenën politike, transmeton Zhurnal.