Pas Menduh Thaçit, jep dorëheqje edhe Idriz Orana

Edhe kryetari i Degës së PDSH-së ne Çair, njëherësh bartës i listës së kësaj partie për deputet në njësinë e parë zgjedhore, Idriz Orana, ka ofruar dorëheqje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Orana është shprehur se nuk e pranon dorëheqjen e kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, ndërsa ështe shprehur se fajin për humbjen më 11 dhjetor nuk e ka lideri i partisë, por ata që kanë votuar LSDM-në.