Pas shumë akuzave, reagon familja Meha

Pas përfoljes dhe akuzave të shumta kundër Udhëheqësit të Komisionit Shtetërorë për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi z. Murat Meha, disa prej të cilave të bazuara edhe në shpifje dhe thashetheme, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar edhe familja Meha nga Prekazi i Drenicës. Në reagimin e tyre thuhet si vijonë:

“Jemi jashtëzakonisht krenarë që pjesë e familjes tonë është Murat Meha. Me shqetësim dhe vëmendje të madhe kemi përcjellur të gjitha zhvillimet rreth demarkacionit. Jemi përmbajtur nga debate me prapavijë partiake  sepse i kemi besuar institucioneve të shtetit. Ne si familje me kontribute atdhetar e luftë 100 vjeçare, nuk patëm plumba asnjëherë për shqiptarët. Por ne as nuk do të qëndrojmë indiferentë ndaj deklaratave të shpifësve, shantazhuesve, kërcënuesve dhe etiketuesve. Nuk e lejojmë askënd të baltosë familjen tonë apo anëtarët e saj. Familja Meha me pushkë e pendë i shërbeu dhe do të vazhdojë të i shërbejë përjetësisht atdheut dhe interesave shqiptare. Ashtu siç ka bërë çdo herë Prekazi”, thuhet në reagimin e publikuar në profilin e anëtarit të kësaj familje z. Emin Lati – Meha.