Pas takimit me Bidenin, Vuçiq ndryshon komplet qasjen ndaj Kosovës. Ja çfarë thotë tash (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Davos të Zvicrës me nënpresidentin amerikan, Joe Biden.
Pas takimit më të, Vuçiq është treguar tepër i zbutur në raport me Kosovën dhe retorikën luftënxitëse që Beogradi e ka përdorur ditëve të fundit pas incidentit me trenin.

“Me Bidenin kemi folur për temat në rajon, raportet tona me Prishtinë, por edhe më të gjitha problemet tjera që Serbia përballet. Ne jemi të hendikepuar kur duhet t’i sqarojmë gjërat, pasi që pikëpamjet tona dallojnë nga pikëpamjet e fuqive më të madhe perëndimore”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Duke folur edhe një herë për trenin dhe Kosovën, Vuçiq ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet dhe se për këtë është i gatshëm edhe për vendosjen e “linjës së nxehtë” Beograd-Prishtinë.