Pas Turqisë alarm edhe në Zvicër, 3 persona qëllohen me armë në xham

Një person i armatosur ka hyrë këtë të hënë në një xhami në Zyrih të Zvicrës dhe ka qëlluar me armë zjarri tre persona.

Policia është në ndjekje të të dyshuarit, ndërsa raportohet se tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Të shtënat vijnë disa orë pasi ambasadori rus në Turqi është qëlluar për vdekje. Autori, që është ekzekutuar nga forcat turke ka thirrur para krimit: “Hakmarrje për Alepon”.