Pas vrasjes makabre të gjyqtares, flasin për herë të parë prindërit dhe fëmijët e viktimës

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur pak ditë më parë, ku ish0-bashkëshorti ekzekutoi në mes të rrugës, gjyqtaren Fildes Hafizi, prindërit dhe fëmijët e viktimës kanë vendosur të flasin për herë të parë për mediat.

Ora News ka qenë sot në banesën e gjyqtares së ndjerë, Fildes Hafizi, e cila u vra tre ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, tashmë në qeli, Fadil Kasemi.

Prindërit shprehën dhimbjen e tyre për ndarjen e parakohshme nga jeta teksa bëjnë thirrje për ndihmë në mënyrë që të rriten fëmijët e mbetur tashmë jetimë.

Ndërsa vajza dhe djali të përlotur rrëfejnë përpjekjet e nënës për t’i edukuar dhe arsimuar si dhe raportet në familjen e tyre./Ora news.